Në qiellin mbi Shanghai u pa një objekt i paidentifikuar fluturues. Siç njofton shtypi kinez, të parët e vunë re atë pilotët e një aeroplani civil me pasagjerë. Një sferë jo e madhe e ndritshme u duk në lartësinë rreth 11 kilometra. Ajo filloi të rrisë me shpejtësi përmasat e veta deri sa arriti madhësinë 90 kilometra në diametër. Brenda 20 minutash ajo vazhdoi të ndriçonte me një ngjyrë të kaltër të zbehtë, kurse më pas u zhduk.

0OFO nuk u shfaq në ekranët e radarëve. Prandaj ekspertët e cilësuan atë që ndodhi në qiellin mbi Shanghai si fenomen të pazakontë atmosferik.