Irani ka ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me refuzimin e kësaj të fundit për ti furnizuar atij komplekset raketore zenit S-300. Kjo u njoftua nga Ambasadori i Iranit në Moskë Mahmoud-Reza Sajjadi.

0Kontrata për komplekset S-300 u nënshkrua në vitin 2008, por furnizimi i tyre Iranit nuk filloi. Ndërsa në qershor të vitit të kaluar, pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila parashikon vendosjen e kufizimeve për furnizimin e Iranit me armatime konvencionale, duke përfshirë raketat dhe sistemet raketore, helikopterët e sulmit, aeroplanët luftarakë, luftanijet, Rusia zyrtarisht “i ngriu” ato. Pala iraniane mendon se dërgesat e sistemeve S-300 nuk përfshihen në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.