Rusia është e gatshme për dialog me opozitën e Libisë në qoftë se ajo do të mund të bashkojë vendin mbi një bazë demokratike, deklaroi sot Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Ai vuri në dukje se tani për tani në këtë vend  vazhdon të mbetet në fuqi dy-pushteti: pavarësisht nga suksesi i kryengritësve në ofensivën për marrjen e Tripolit, Gaddafi dhe mbështetësit e tij ruajnë një ndikimi të caktuar në vend dhe potencial jo të dobët ushtarak.

0Medvediev theksoi, se Moska del për vendosjen sa më të shpejtë të armëpushimit në Libi dhe fillimin e negociatave për paqen midis palëve ndërluftuese.