Lëshimi i radhës i raketës balistike ndërkontinentale ruse “Bulava” është planifikuar për datën 27 gusht nga bordi i nëndetëses bërthamore “Yuri Dolgoruky”. Vendimi për këtë u morr në mbledhjen e Komisionit shtetëror për testimin e raketës “Bulava”.

0Starti i pritshëm mund të bëhet i 16. Më parë nga 15 lëshimet e realizuara të raketës si të suksesshme u njohën vetëm 8. “Bulava” - një nga raketat më të reja të bazimit nënujor - mund të mbartë deri në 10 mbushje bërthamore (warheads), të cilat janë të afta të ndryshojnë trajektoren e fluturimit.