Një banor i jugut të Francës fitoi tashmë për të dytën herë për 15 vjet në lotari 3 milionë euro. Më parë, në vitin 1996, ai arriti të fitojë 2,8 milionë euro.

Banori i departamentit Herault është i bindur se ka lindur me këmishë. Ai gjithmonë ka vënë mbi të njëjtët numra për 36 vjet me radhë. Çdo muaj ky njeri i dhënë me shumë pasion pas kësaj loje shpenzon rreth 1000 euro për bileta të ndryshme lotarie.

0Organizatorët e lotarisë arritën të llogarisin se shanset për ti rënë pikës me 6 shifrat e para janë 19.000.000: 1. Ndërsa për ta përsëritur këtë gjë për herë të dytë - afërsisht 363.000.000.000 : 1.