Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Federatës Ruse deklaroi se do të mbrojë nga sulmet e peshkaqenëve sportistët gjatë kohës së zhvillimit të fazës finale të Kampionatit të Rusisë në disiplinën Surfing. Ai do të zhvillohet më 29 gusht në brigjet e Vladivostokut (Lindja e Largët e Rusisë).

Javën e kaluar në rajonin Primorie u regjistruan dy sulme të grabitqares së madhe detare mbi njerëzit: një burri peshkaqeni i këputi pëllëmbët e duarve, kurse një tjetri i traumatizoi keq këmbët. Larja në plazhet lokale është ndalur. E gjithë vija bregdetare patrullohet nga motoskafët e shpëtimit.

0Në gjuetinë e peshkaqenit njeri-ngrënës janë përfshirë 6 anije peshkimi si dhe disa shkencëtarë Ihtiologë (ichthyologist). Ata mendojnë se peshkaqenët kanë ardhur në territorin detar të zonës Primorie në kërkim të ushqimit.