Rusia dhe Republika Popullore Demokratike e Koresë mund të rifillojnë bisedimet për zgjidhjen e problemit të borxhit që Koreja e Veriut i ka patur  Bashkimit Sovjetik me shumë prej 11 miliardë $. Për këtë deklaroi Zëvendës ministri i Financave i Federatës Ruse Sergei Storçak në Republikën Buriatia, ku sot Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev u takua me Udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong II.

0Duke iu përgjigjur pyetjes që iu drejtua - nëse do ta njohë vallë Pheniani këtë borxh? - Storçak vuri në dukje se kjo është “edhe një temë tjetër”. Ai nuk saktësoi nëse do të ngrihet kjo çështje gjatë negociatave të tanishme me palën e Koresë së Veriut.