Opozita libiane po grabit e po shkatërron rezidencën e Kolonelit Muammar Gaddafi në Tripoli. Por flamuri i ngritur mbi të është megjithatë një ngushëllim i pamjaftueshëm për kryengritësit. I Zoti i rezidencës dhe djemtë i tij nuk u arrit të kapen dot nga ata. Vendndodhja e tyre mbetet e mbuluar me mister të plotë.  Megjithatë, duke patur parasysh pozitën aktuale të bashkësisë ndërkombëtare, arrestimi i Kolonelit nuk është më temë aktuale.

Ndërkohë, u bënë të ditura shumë detaje të vërtetësishme të pjesëmarrjes së huaj të drejtpërdrejtë në përgatitjen dhe realizimin në jetë të sulmit mbi Tripolin. Në On Air e BBC analisti ushtarak britanik Robert Fox pranoi, se sulmin mbi Tripolin e realizuan forcat speciale të Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me mbështetjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës. Me këtë analisti konfirmoi deklaratën e bërë nga djali i madh i Gaddafit - Muhammedi - mbi pjesëmarrjen e mercenarëve të huaj dhe trupave të NATO-s në luftimet tokësore për marrjen e kryeqytetit libian.

Botimi londinez “The Daily Telegraph”, me referim tek disa burime në qeverinë britanike, njoftoi sot se ushtarakët dhe zbuluesit (bashkëpunëtorët e inteligjencës) britanikë janë përfshirë në përgatitjen e sulmit mbi Tripolin, kanë ndihmuar kryengritësit të planifikojnë marrjen e kryeqytetit nën kontroll duke i pajisur ata me armë, duke u dhënë këshilla dhe duke i siguruar me mbështetje nga ajri.

Sot në kampin e kryengritësve mbretëron euforia. Por kjo është fitore vetëm në dukje, mendon Presidenti i Institutit të Studimeve të Lindjes së Mesme Eugjeni Satanovski:

- Ne deri tani nuk e dimë saktësisht se kush, në fakt, pas bombardimeve të fuqishme (carpet bombing) nga ana e NATO-s e mori Tripolin nën kontroll. Ose Legjioni i Huaj francez, ose forcat speciale britanike të përziera, sa për sy e faqe, me formacione të kryengritësve libianë. Lufta nuk ka mbaruar ende, por bile që tani është mëse e qartë se atë e “fituan” edhe Obama, edhe Sarkozy. Ata mund të shkojnë të sigurt në zgjedhjet për mandat të dytë presidencial. Fitoi Berlusconi, i cili tani mund të bëjë gjumë të qetë, megjithëse fluksi i migracionit të paligjshëm, ka shumë të ngjarë, të vërshojë mbi Italinë pas kësaj. Fitoi Anders Fogh Rasmussen.

0Tani Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk do të jetë më i detyruar të dëgjojë kritika në adresë të vet në lidhje me veprimet e pasanksionuara dhe krejtësisht të pakuptueshme të NATO-s, sepse, siç dihet, fitimtarët nuk gjykohen, vë në dukje analisti. Vetëm një gjë mbetet e paqartë tani: nëse do të ketë vallë vend për libianët e thjeshtë në këtë grup fatmadh?

Konstantin Garibov