Moska është e gatshme të marrë në konsideratë propozimin e Karakasit për vendosjen në Rusi të rezervave kombëtare valutore dhe të arit nëse ai do ti bëhet asaj, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

0Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez më parë njoftoi mbi synimin e vet për ti kthyer rezervat e arit venezuelian, që ruhen në bankat e vendeve perëndimore, në territorin kombëtar. Vëllimi i tyre shënon 200 ton dhe vlerësohet në 12 miliardë $. Venezuela planifikon gjithashtu ti vendosë rezervat valutore operative ndërkombëtare në vendet “mike” të saj - në Brazil, Kinë dhe Rusi.