Presidenti rus Dimitri Medvediev po zhvillon negociata me Udhëheqësin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Jong II, i cili që nga java e kaluar ndodhet me një vizitë në Rusi. Takimi në fjalë po zhvillohet jo larg kryeqytetit të Republikës Buriatia – Ulan-Ude.

0Më parë një burim në Kremlin njoftoi, se në këto negociata do të preken çështje të ndryshme duke përfshirë edhe problemin bërthamor korean dhe projektet e përbashkëta ekonomike, ndër të tjera dhe me pjesëmarrjen e Koresë së Jugut. Kim Jong II të shtunën kaloi kufirin e Rusisë me tren të blinduar. Udhëtimi i tij po bëhet në kushtet e masave të rritura të sigurisë.