Opozita siriane krijoi në Stamboll (Turqi) “Këshillin Kombëtar” për koordinimin e veprimeve me qëllim të rrëzimit nga pushteti të Presidentit Bashar Assad, njoftoi kanali televiziv arab “Al Arabiya”. Në deklaratën e opozitës theksohet, se me krijimin e Këshillit u bënë hapat e parë në rrugën drejt ndryshimeve në shkallë të gjerë në Siri.

0Udhëheqja e “Këshillit Kombëtar” pritet në dy javët e ardhshme. Bashkimi i ri përfaqëson të gjitha forcat opozitare të Sirisë dhe do të veprojë deri në përmbysjen e regjimit në pushtet.