Simpoziumi ndërkombëtar kushtuar temës së politikës së investimeve të qeverisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë u zhvillua në zonën e posaçme tregtare dhe ekonomike Rason, e cila ndodhet në verilindje të vendit.

0Pheniani shpreson ta shndërrojë këtë zonë në qendër kryesore tregtare të gjithë Azisë Veri-Lindore. Qeveria e vendit garanton taksa favorizuese për kompanitë e huaja me qëllim të tërheqjes së investimeve nga jashtë shtetit në “Rason”. Atje është vendosur një trajtim preferencial në sferat e tregtisë, investimeve, transportit, komunikimit, qarkullimit monetar dhe turizmit.