Çmimi i arit e tejkaloi sot treguesin prej 1.900 $ për ounce, duke vendosur me këtë një maksimum të ri historik. Pritet që aty nga fundi i vitit çmimet e këtij metali të çmuar të rriten deri në 2.500 $ për ounce dhe bile më shumë. Në këtë rast rritja e vlerës së arit sipas përfundimeve të vitit do të përbëjë mbi 45%.

0Rritja e kërkesës për ar u evidentua në fillim të gushtit në kushtet e kolapsit në bursat e aksioneve të Bashkimit Evropian. Situata u rëndua akoma dhe më shumë nga ulja e klasifikimit të kredive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë sfond investitorët po i kthejnë aktivisht në ar mjetet e tyre financiare, i cili është konsideruar tradicionalisht si “liman i qetë” (strehë e sigurt) në kohë krize.