Arusha sulmoi një grup njerëzish që ndodheshin me pushime në Gadishullin e Kamçatkës. Gjahtarët u detyruan ta vrasin kafshën grabitqare. Ajo shpesh herë shkonte drejt e tek kampi turistik dhe kohët e fundit ishte bërë shumë agresive.

Që nga fillimi i këtij viti në Kamçatkë janë vrarë mbi 20 arinj të murrmë agresivë, ndërkohë që është fiksuar vetëm një rast i vrasjes së njerëzve nga një familje arinjsh.

0Ariu i murrmë i Gadishullit Kamçatkës është kafsha më e madhe grabitqare e zonës pyjore të Rusisë. Pesha e tij mund të arrijë deri në 700 kg. Popullata e kësaj kafshe në Kamçatkë arrin deri në 18.000 individë.