Numri i aksidenteve ajrore me aeroplanët civilë në Rusi është rritur në mënyrë të ndjeshme që nga fillimi i viti 2011, njoftoi Nënkryeministri i Federatës Ruse Sergei Ivanov gjatë fjalës së marrë në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Transportin dhe Komunikacionin.

0Sipas fjalëve të tij, deri më 11 gusht janë regjistruar 26 situata emergjente me aeroplanët civilë (u fiksua një rritje prej 53%) dhe 13 aksidente ajrore (rritja e tyre deri në 2,2 herë). Numri i viktimave në këto aviakatastrofa arriti deri në 81 persona - 4 herë më shumë se një vit më parë.