Shkarko audiofailin

Në konferencën ndërkombëtare në Varshavë, kushtuar Ditës Evropiane të Përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare (e cila kremtohet për herë të parë këtë vit) nuk janë të pranishëm përfaqësuesit e Fondit rus “Kujtesa historike”, pjesëmarrësit tradicional të debateve të huaja publike. Po përse?

Situatën e krijuar e shpjegon Drejtuesi i programeve shkencore të Fondit Vladimir Simindei:

- Konferenca në fjalë ka karakter mëse të qartë politik. Ajo drejtohet për barazimin e fajit të “Rajhut të Tretë” (The Third Reich) dhe Bashkimit Sovjetik, gjë kjo që është krejtësisht e palejueshme, për mendimit tim. Ne i njohim tashmë fort mirë këto tentativa për t’ia ngarkuar gjithë përgjegjësinë për problemet e zhvillimit historik të periudhës së viteve 1930-1940 të shekullit të kaluar veprimtarisë së Bashkimit Sovjetik. Letër e fortë në këtë “palë letrash bixhozi” është qëndrimi ndaj Traktatit sovjetiko-gjerman të 23 gushtit të vitit 1939 dhe protokollit të fshehtë që iu bashkangjit atij si ndaj diçkaje unikale. Sikur të mos kenë ekzistuar përpara saj ngjarje të tilla si hyrja e trupave gjermane në zonën e çmilitarizuar Rheinland në vitin 1936 dhe reagimi i qetë i Londrës ndaj këtij fakti, Komploti i Mynihut i vitit 1938, i cili, si rezultat, parapërcaktoi rrëshqitjen e Evropës drejt vorbullës thëthitëse të Luftës së Dytë Botërore. Po kush denjon të sjellë ndërmend tani Paktin e Mossulmimit, i cili u nënshkrua nga Ribbentrop dhe Ministrat e Jashtëm të Estonisë dhe Letonisë - Selter dhe Munters - më 7 qershor të vitit 1939? Apo bisedimet sekrete të Francës dhe Italisë me qëllim të shpangies së ekspansionit të Musolinit nga zona evropiane e interesave franceze në Afrikë? Por - jo! E gjithë vemendja duhet ti kushtohet medoemos “Paktit Molotov-Ribbentrop”!

0Kjo dëshirë për të luftuar post factum (backdating) me Bashkimin Sovjetik nuk mund të konsiderohet aspak si e padëmshme, mendon bashkëbiseduesi ynë. Ajo zhvendos plotësisht ekuilibrin e vlerësimeve të tragjedisë më të madhe të shekullit të XX, shtrembëron rolin e Ushtrisë Sovjetike në çlirimin e Evropës. Ju keni qenë antikomunist dhe keni ndihmuar nazistët - prandaj jeni hero! Dhe ja tani Gjykata e Budapestit i dha pafajësinë kriminelit nazist №1 nga lista e famshme e Simon Wiesenthal - oficerit të xhandarmërisë Shandor Kepiro (hung. Sándor Képíró), kurse në Shtetet Balltike organizojnë zyrtarisht marshime ish bashkëpunëtorët e nazistëve. Në Republikën e Çekisë sapo u miratua ligji mbi pagesat e asistencave (ndihmave) luftëtarëve kundër regjimit komunist, të cilat i barazvlerësojnë ata me, vini re, veteranët ushtarakë, pjesëmarrës të luftës antifashiste. Prej këtej nuk është aspak larg edhe “Procesi i Nurembergut” ndaj Bashkimit Sovjetik, domethënë ndaj vendit që siguroi vetë ekzistencën e shteteve evropiane dhe qytetarëve të tyre, për të cilët, thjesht, nuk kishte vend në “gjeopolitikën” e hitlerizmit. Për këtë arsye në Rusi nuk kremtohet Dita Përkujtimore e viktimave të regjimeve totalitare, që u themelua vitin e kaluar me rezotulë të PACE.