Ngjarjet në Libi treguan fare qartë se NATO i ka atribuar tashmë vetes të drejtën e zgjidhjes së çështjeve të luftës dhe paqes, gjë kjo që është në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin.

Ai theksoi, se Moska që në fillim ka dalë kundër zgjerimit të konfliktit civil në Libi. Ndërkohë Aleanca e Atlantikut të Veriut, sipas fjalëve të Rogozinit, shfrytëzoi rezolutat e Këshillit të Sigurimit për Libinë për arritjen e qëllimeve të veta, të lidhura me vendosjen e kontrollit mbi vendin që disponon rezerva të pakufizuara nafte.

0Dimitri Rogozin njoftoi gjithashtu, se i adresoi Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Anders Fogh Rasmussen një mesazh të ashpër në lidhje me viktimat e shumta në mes të popullatës civile të Libisë si rezultat i bombardimeve natoviane.