Në Primorie (Lindja e Largët e Rusisë) filloi gjuetia ndaj peshkaqenit njeri-ngrënës, i cili ka sulmuar tashmë dy herë banorët vendas. Në kërkim të grabitqarit detar do të dalin tre anije të mëdha peshkimi dhe një bot. Së bashku me gjuetarët për monitorimin e rrugëve të migrimit të peshkaqenëve në det do të dalë edhe një grup shkencëtarësh.

0Deri në momentin e kapjes së grabitqarit detar në gjithë zonën bregdetare të zonës Primorie vazhdon të veprojë ndalimi i larjes në det, i vendosur që nga data 18 gusht.