Ndërhyrja e armatosur ushtarake nga jashtë në konfliktin në Siri përjashtohet plotësisht, shprehet me bindje të plotë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, nuk ka gjasa që “ndokush me mendje të shëndoshë, të kthjellët” të planifikojë ushtrimin e një presioni të tillë mbi Damaskun.

Lavrov kujtoi, se Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad po ndërmerr, megjithëse dhe me vonesë, hapa për ndryshimin e legjislacionit, shpalli sistemin shumëpartiak në vend, deklaroi mbi reformimin e mediave, zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme demokratike.

0Lavrov e konsideron krejtësisht të papërgjegjshme pozitën e disa vendeve, të cilat dalin nën slloganin “Jo, dialogut!”. Sipas mendimit të tij, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës së krijuar në Siri është zhvillimi i bisedimeve paqësore midis të gjitha palëve të interesuara.