Anija transportuese kozmike ruse “Progress” sot do të shkëputet nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Ajo punoi plot 2 muaj në orbitë dhe tani po largohet prej saj duke marrë me vete mbeturinat e akumuluara në Stacion.

Siç njoftuan në Qendrën ruse të Drejtimit të Fluturimeve, e cila ndodhet në periferi të Moskës, “kamionin” nuk do ta fundosin menjëherë në “varrezën e anijeve kozmike” në ujërat e Oqeanit Paqësor. Para kësaj atë do ta largojnë në një distancë të sigurt nga SKN dhe deri më 1 shtator do të zhvillojnë eksperimente shkencore në të.

0Në vend të “Progress” më 26 gusht në modulin rus të shërbimit “Zvezda” («Звезда») do të “ankorohet” një anije tjetër, e cila do të çojë në SKN rreth 2,5 tonë ngarkesa të ndryshme.