Udhëheqësi i Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Jong II, i cili po vazhdon vizitën e vet në Rusi, pas Vladivostokut dhe Habarovskut (Khabarovsk), mbërriti në Baikal. Pikë kryesore e programit të qëndrimit të tij në Federatën Ruse do të bëhet takimi me Presidentin Dimitri Medvediev. Siç pritet, ata do të diskutojnë çështjet e garantimit të sigurisë në Gadishullin Korean, ndihmën ushqimore ruse për Korenë e Veriut dhe problemin e bashkëpunimit ekonomik.

0Treni special i udhëheqësit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë përbëhet nga 17 vagonë, shumica e të cilëve janë të blinduar. Janë marrë të gjitha masat me qëllim të “moskapjes” së trenit nga radarët, sensorët me rreze infra të kuqe dhe zbulimi zanor. Sipërfaqja e trenit është trajtuar me një shtresë të realizuar mbi bazë të Stealth technology.