Një nga sistemet më të mëdha ndërkombëtare të pagesave PayPal pas një muaji do të fillojë kryerjen e pagesave në Rusi dhe në Ukrainë. Sipas të dhënave të postuara në faqen e site të këtij sistemi, që nga 24 shtatori do të hyjnë në fuqi tarifat e reja për remitancat (transferimin e parave), të cilat, në veçanti, do të mund të bëhen tani në favor të njerëzve që ndodhen në këto vende.

0PayPal është në pronësi të eBay Inc., që ofron shërbimet e veta në sferën e ankandeve në Internet. Deri në momentet aktuale ajo kufizonte transferimin e parave në Rusi, qytetarët e së cilës mund të merrnin para nga një përdorues tjetër në raste të rralla, për shembull, gjatë kthimit të pagesës për mallin apo artikullin e pamarrë nga eBay.