Marrja e Tripolit nga kryengritësit “nuk do të thotë aspak zgjidhje përfundimtare e krizës libiane”. Një mendim të tillë shprehu Përfaqësuesi i posaçëm i Rusisë për Afrikën, Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështjet Ndërkombëtare Mihaill Margellov.

0Në rendin e ditës janë negociatat e vështira shumëpalëshe midis të gjitha segmenteve të elitës libiane: ish mbështetësve të Muammar Gaddafit, vetë kryengritësve, përfaqësuesve të familjes mbretërore, të gjitha grupimeve të emigrantëve të Libisë”, - vuri në dukje Margellov. Dhe suksesin e procesit negociator ai e kushtëzon me arritjen e unitetit në radhët e opozitës libiane.