Aeroplani An-2 kreu sot një ulje të detyruar në Republikën Tuva (Siberi). Sipas të dhënave paraprake, një person gjeti vdekjen dhe tre të tjerë kanë marrë trauma të rënda. Drej vendit të rënies së An-2 u nis një helikopter Mi-8 me 3 shpëtues.

0Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, An-2 me disa peshkatarë në bord po kryente fluturimin drejt liqeneve të shumta lokale të pasura me peshk. Në gjithë territorin e Republikës Tuva aktualisht vërehet një përkeqësim i ndjeshëm i motit. Disa orë më parë u shpall paralajmërimi për përfshirjen e tij nga një stuhi e fuqishme.