Qendra Kozmike Ndërkombëtare do të krijohet në qytezën shkencore ruse të inovacioneve “Skolkovo”. Marrëveshja përkatëse u nëshkrua në kuadër të Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011” në qytetin periferik të Moskës - Zhukovski.

“Për ndërtimin e Qendrës Kozmike Ndërkombëtare mjetet e nevojshme financiare do ti investojnë bashkarisht pjesëmarrësit e marrëveshjes - Fondi “Skolkovo” dhe Korporata Raketore Kozmike Ruse “Energjia”, e cila specializohet për krijimin e teknologjive të reja, duke përfshirë edhe zhvillimin e sistemeve të papilotuara automatike kozmike të destinacioneve të ndryshme, sistemeve raketore për nxjerrjen e aparateve kozmike në orbitë. Kjo ndërmarrje legjendare u themelua në vitin 1946 me iniciativën e shkencëtarit dhe konstruktorit të famshëm sovjetik Sergei Koroliov, projektuesit të teknikës që e bëri Bashkimin Sovjetik fuqinë e parë kozmike në botë. Në këtë korporatë u krijuan: sateliti i parë artificial i Tokës, stacionet automatike kozmike që u lëshuan në Hënë, Venerë dhe në Mars.

Aktualisht Korporata Raketore Kozmike Ruse “Energjia” është lidere e mirënjohur në sferën e aplikimit të teknologjive të larta kozmike për prodhimin e produkteve të profilit jo kozmik.

Zhvillimi i teknologjive kozmike është një ndër 5 drejtimet prioritare për Rusinë bashkëkohore, të cilat u përcaktuan nga Presidenti Dimitri Medvediev. Drejtuesi i cluster kozmik të Qendrës ruse të inovacioneve “Skolkovo”, kozmonauti-kolaudator Sergei Zhukov është mëse i bindur se biznesi kozmik ka perspektiva të mëdha në Rusi, para së gjithash, në sferat e telekomunikacionit dhe navigacionit:

- Unë kam parasysh krijimin dhe shfrytëzimin e shërbimeve të gjithmundshme mbi bazë të GLONASS, GPS, Galileo dhe, ndoshta, Compass (analogu i tyre që po përpunohet nga Kina). Mbi këtë bazë dhe duhen ofruar shërbime globale përkatësisht përfshirjes së tregut. Ne mund të shpresojmë për më shumë se 1 miliardë konsumatorë. Gjithashtu mjaft e rëndësishme është edhe ripërtëritja e segmenteve tradicionale të industrisë kozmike: krijimi i transportuesve të ndryshëm të gjeneratës së re, me anë të të cilëve mund të sigurohet një transportim më pak i kushtueshëm i ngarkesave në kozmos. Rusia mund të ofrojë shërbime serioze edhe në sferën e hulumtimeve kërkimoro-shkencore dhe punimeve projektuese e kolauduese, të zerë pozita prej lidereje në këtë segment të tregut.

0Sipas fjalëve të drejtuesit të cluster kozmik të Qendrës “Skolkovo”, Fondit në këtë punë të madhe i përcaktohet një rol plotësisht konkret - të caktojë mjete dhe të financojë projekte interesante, të avancuara në të gjitha fushat e kozmonautikës.

Tatiana Filipova