Teherani po merret me studimin e “hartës rrugore” të propozuar nga Rusia për rregullimin e problemeve të lidhura me programin bërthamor të Iranit, njoftoi Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi gjatë bisedës telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Nga ana e vet, Lavrov mirëpriti hapat e rinj të Iranit për zhvillimin e bashkëpunimit me ANEA.

0Javën e kaluar ministrat rus dhe iranian diskutuan në Moskë problemet e programit bërthamor iranian dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve.