Udhëheqësi i Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Jong II po vazhdon udhëtimin e vet nëpër Rusi, gjatë të cilit ai viziton objektet e mëdha industriale të vendit si dhe momumentet historike e kulturore të zonës së Transbaikalit.

Të dielën Kim Jong II vizitoi hidrocentralin e ndërtuar mbi lumin Bureia. Vizitën e vet në Rusi ai e filloi ditën e shtunë. Në programin e udhëtimit të tij është planifikuar vizitimi i disa rajoneve të mëdha të Lindjes së Largët të Rusisë dhe Qarkut federal Siberian. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit, “ngjarje kryesore e vizitës së udhëheqësit të Koresë së Veriut do të bëhet takimi i tij me Presidentin e Rusisë Dimitri Medvediev”.

0Më parë Kim Jong II ka qenë 2 herë me vizita në Rusi.