Më 22 gusht Rusia kremton Ditën e Flamurit Shtetëror. Trengjyrëshi tradicional ka një histori mjaft të gjatë, shumëshekullore, duhet thënë. Ai u duk që në shekullin e XVII-të.

Flamuri rus përfaqëson në vetvete një pëlhurë të përbërë nga tre shirita horizontalë me gjerësi të njëjtë me ngjyrat përkatëse: të bardhë, blu dhe të kuqe. Në kohëra të ndryshme domethënia e tyre është interpretuar në mënyra diverse dhe të gjitha këto janë versione popullore, ndërsa traktimi zyrtar nuk ka gjetur formulim deri tani. Një nga versionet më me popullaritet dhe më universale thotë: se ngjyra e bardhë simbolizon fisnikërinë, bluja - besnikërinë kurse e kuqja - burrërinë. Dukjen e trengjyrëshit në një radhë me simbolet e tjera shtetërore tradicionale e lidhin me periudhën e sundimit të Carit Pjetri i Madh (i Parë), sqaroi Nënpresidenti i Qendrës ruse të Teknologjive Politike Aleksei Makarkin:

- Unë mendoj se kjo është pjesë e historisë sonë, e cila është e lidhur me Pjetrin e Madh, gjatë kohës së sundimit të të cilit tre ngjyrat e flamurit dhe morën karakter zyrtar. Ky flamur është i lidhur me reformat me përmasa të gjera të tij, me ritmet e ndryshimeve që e bënë Rusinë një ndër vendet kryesore evropiane. Ndërsa i hodhi rrënjët e veta tringjyrëshi tashmë në periudhën pasuese dhe historikisht perceptohet si flamur popullor. Domethënë, si flamur që shoqëronte ngjarje dhe festa të ndryshme. Meqë ra fjala, me këto ngjyra rusët në fund të shekullit e XIX - në fillim të atij të XX vetë, me iniciativën e tyre, pa kurrfarë udhëzimi nga lart, dekoronin ambjentet ku zhvilloheshin festat kombëtare.

Pas revolucionit të vitit 1917 e deri në vitin 1991 flamuri trengjyrësh u ndalua.

0Zyrtarisht Dita e Flamurit Rus festohet që nga viti 1994, kur Presidenti i Parë i Rusisë Boris Yeltsin nënshkroi dekretin përkatës. Sipas rezultateve të sodazhit të kohëve të fundit të Qendrës ruse të Hulumtimit të Opinionit Publik, flamuri shtetëror impresionon dhe bën të ndihet krenare rreth gjysmën e popullsisë së vendit (52% e respondentëve), imponon ndjenjën e simpatisë tek 29% e saj. Janë indiferentë ndaj flamurit 15% e qytetarëve rusë, ndërsa shkakton acarim, nervozizëm tek 2% e tyre. Këto shifra tregojnë qartë, se për periudhën 20-vjeçare, që kaloi nga momenti i formimit të Rusisë demoratike, pjesa më e madhe e kontradiktave ideologjike u arrit të eliminohet. Njerëzit filluan ta ndjejnë me të vërtetë veten banorë të shtetit të ri dhe të vlerësojnë simbolet e tyre të reja.

Anastasia Pershkina