Uragani që shpërtheu të dielën në mbrëmje hodhi nga ura tre punëtorë në ishullin Rus në Vladivostok. Dy prej tyre gjetën vdekjen, kurse i treti pësoi trauma të rënda, njoftoi përfaqësuesi i organeve lokale të ruajtjes së rendit.

0Sipas informatave në dispozicion, në ishullin Rus, si rezultat i erës së fuqishme me shpejtësi deri në 38 metra/sekondë, në urën që po ndërtohej atje në lartësinë 60 metra u shkëput mbulesa termike me peshë 100 ton. Si rezultat 3 punëtorë, të cilët në atë moment ndodheshin në urë, ranë poshtë. Në vendin e tragjedisë po punon grupi hetimor.