Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad në mesazhin e vet televiziv drejtuar popullit të vendit paralajmëroi shtetet e tjera që të mos tentojnë për ndërhyrje ushtarake, duke bërë me dije se çdo sulm nga jashtë do të marrë kundërpërgjigje.

Assad shtoi gjithashtu se ushtria dhe policia po fillojnë gradualisht ta marrin situatën në vend nën kontroll dhe se regjimit në fuqi nuk i kërcënohet asnjë rrezik. Ai deklaroi se ka ndërmend të vazhdojë kursin e marrë për realizimin e mëtejshëm të reformave, por komisionit të posaçëm do ti duhen, si të paktën, gjashtë muaj për përpunimin e projektit të shndërrimeve politike.

0Gjatë këtyre muajve të fundit në Siri po vazhdojnë protestat masive. Pjesëmarrësit e tyre janë të pakënaqur me politikën e presidentit veprues dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.