Kundërshtarët e udhëheqësit të Libisë Muammar Gadafi të hënën në mëngjes morrën nën kontroll godinën e Radios Shtetërore të Libisë në kryeqytetin e vendit Tripoli. Televizioni libian njoftoi se transmetimi i drejtpërdrejtë është bllokuar dhe se ai vazhdon të japë vetëm programe të regjistruara më parë.

0Njësitë e kryengritësve hynë në Tripoli natën në të gdhirë të së dielës pa ndeshur në rezistencë serioze. Gaddafi deklaroi se është i gatshëm që të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me Kryetarin e Këshillit të Përkohshëm Kombëtar Mustafa Abdul Jalil. Prijësi i kryengritësve, nga ana e vet, deklaroi se ofensiva do të ndalet vetëm në qoftë se Gaddafi do të shpallë mbi dorëheqjen e vet. Sipas informacionit të burimeve zyrtare, si rezultat i luftimeve për marrjen e Tripolit vetëm për 12 orët e fundit gjetën vdekjen më shumë se 1.300 veta.