Një peshkaqen i madh u duk pranë brigjeve të Vladivostokut (Lindje e Largët e Rusisë). Atë e pikasën pranë ishulli Rus, ku po realizohet aktualisht ndërtimi i objekteve të samitit të ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), të planifikuar për në shtator të vitit 2012.

0Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, peshkaqeni u duk në kepin ku po ndërtohet Oqeonariumi. Grabitqari kurioz 4-metërsh u ngrit mbi sipërfaqen e ujit dhe gjithë të pranishmit mundën ta shihnin komplet trupin e tij.