Në qiellin mbi qytetin periferik të Moskës - Zhukovsk, ku po zhvillohet Salloni Ndërkombëtar i Aviacionit, sot u duk një zemër e madhe. Atë e “vizatuan” aviatorët e grupit të pilotazhit “Rusia” («Русь») duke ua dhuruar atë gjithë femrave pjesëmarrëse në kësaj festë.

0Në përfundim të programit 25-minutësh të fluturimeve demonstrative 2 aeroplanë L-39 me një shirit të bardhë gazi konturuan në qiell një zemër, kurse një aeroplan tjetër e “shpoi” atë me shigjetën e kuqe të Kupidonit (angl. Cupid - Perëndi e dashurisë). Kjo figurë u prit me ovacione të mëdha nga shikuesit. Fluturimet e grupeve të pilotazhit janë shfaqjet më spektakolare të Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011” dhe tërheqin mijëra e mijëra spektatorë.