Në Evropë për gjashtë muajt e parë të këtij viti u rrit deri në 20% konsumi i gazit rus, njoftoi Ministri i Energjetikës i Federatës Ruse Sergei Shmatko. Ai tha se Rusia e konsideron principialisht të rëndësishme për veten detyrën garantimin e sigurt të furnizimeve të lëndës djegëse.

0Kësaj do ti shërbejë, midis të tjerash, vënia në shfrytëzim e tubacionit të gazit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) që po shtrohet nëpër fundin e Detit Balltik. Nëpërmjet tij lënda hidrokarbure ruse do të pompohet në Gjermani dhe prej andej më pas në vendet e tjera të Evropës. Sipas fjalëve të Sergei Shmatko, ky itinerar do të lejojë shmangien e tranzitit nëpër vendet e treta, domethënë rreziqet e minimit të furnizimeve.