Bursat ruse të aksioneve shënuan rënie në sfondin e frikës së investitorëve të lidhur me ngadalësimin e mundshëm të rritjes së ekonomisë botërore. Tregtimi filloi me rënien e çmimeve të aksioneve të “Blue chips”.

0Shitje të mëdha janë vërejtur sot në të gjitha tregjet aziatike të aksioneve. Indeksi kryesor i aksioneve në Korenë e Jugut KOSPI ka humbur më shumë se 6%. Me 2,5% ra indeksi i bursës japoneze Nikkej. Të enjten me rënie të madhe përfunduan tregtimin bursat e aksioneve të SHBA.