Në zonën veriore të Uraleve u gjetën eshtrat e një këlyshi mamuthi. Për studimin e tyre atje është nisur një ekspeditë peleontologësh. Në qoftë se kushtet e motit do të jenë të favorshme skeletin e mamuthit të vogël me helikopter mund ta transportojnë në qytetin Narian-Mar, ku do ta vendosin në një frigorifer të veçantë.

0Në vitin 2007 po në atë rajon u gjet skeleti i ruajtur mjaft mirë i një mamuthi tjetër të vogël-femër, të cilit i dhanë emrin Luba. Paleontologët konfirmojnë, se këlyshi femër i mamuthit pat jetuar rreth 37.000 vjet më parë. Kjo gjetje ruhet aktualisht në Institutin Zoologjik të Akademisë së Shkencave të Rusisë.