Peshkaqenët-njeringrënës, të cilët sulmuan dhe traumatizuan 2 veta në Primorye (Lindja e Largët e Rusisë), u vendos të kapen. Tani po shqyrtohet problemi se në ç’mënyrë të bëhet kjo. Në dy ditët e fundit në rajonin bregdetar Primorye ndodhën 2 sulme të peshkaqenëve mbi njerëzit. Pushimet dhe të notuarit vazhdojnë të mbeten të rrezikshme atje.

0Ihtiologët (ichthyologists) venë në dukje shpeshtimin e rasteve të sulmimit të njerëzve këto kohët e fundit prej peshkaqenëve. Vetëm këtë vit viktima të tyre u bënë 6 persona - në Rusi, Puerto Rico, Egjipt dhe Ishujt Seychelles. Ekspertët mendojnë se në aktivizimin e sjelljes agresive të këtyre kafshëve grabitqare detare është fajtor vetë njeriu si dhe ngrohja globale.