Muzikantët më të njohur të botës do të marrin pjesë në festivalin “Jazz në kopshtin Ermitazh”, i cili u hap sot në Moskë. Drejtues i tij do të jetë saksofonisti legjendar amerikan Chico Freeman së bashku me Trion e Jakob Okunit - liderit të ri të xhazit modern rus.

Një nga evenimentet më të rëndësishme të festivalit do të bëhet debutimi në të i finlandezit Antti Sarpila (klarinet dhe saksofon) me orkestrën e famshme që mban e emrin e Oleg Lundstrem. Disa kompozime klasike do të interpretohen nga këngëtarja e njohur ameriakne Sandy Patton.

0Festivali “Jazz në kopshtin Ermitazh” po zhvillohet për të 14 vit radhazi. Për këtë periudhë kohore vizitorë e spektatorë të tij kanë qenë më shumë se 80.000 veta.