Njësia elitare e shërbimeve speciale ruse “Vimpel” («Вымпел») kremton sot 30 vjetorin e vet. Vendimi për krijimin në KGB të njësisë sekrete të destinacionit të posaçëm u morr në vitin 1981. Ajo destinohej për zhvillimin e operacioneve me karakter zbulimi dhe diversioni përtej kufijve të Bashkimit Sovjetik në “periudhë të veçantë”.

Urdhërat për zhvillimin e operacioneve asaj kishte të drejtë t’ia jepte vetëm kreu i OKB, kurse në përbërjen e nënreparteve luftarake pranoheshin vetëm oficerë. Ata dinin disa gjuhë të huaja, zotëronin në mënyrë të përkryer të gjitha llojet e armatimeve dhe ishin mjeshtra të dyluftimit trup me trup.

0Njësia elitare e shërbimeve speciale ruse “Vimpel” («Вымпел») ka marë pjesë në operacionet në Afganistan, në vendet e Amerikës Qendrore dhe Amerikës Latine, në Azinë Juglindore dhe Afrikë.