Kompania “Ilyushin Finance Co” dhe Korporata “Irkut” nënshkruan në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011” kontratën për blerjen nga kjo e fundit të 28 aeroplanëve të avancuar rusë të modelit MS-21.

0Programi MS-21 parashikon krijimin e familjes së aeroplanëve për pasagjerë të fluturimit në distanca jo të largëta dhe të mesme me aftësi të gjerë operacionale të orientuar për tregun rus dhe botëror të avionëve civilë. Aeroplanët MS-21 do të sigurojnë reduktimin e shpenzimeve të drejtpërdrejta operacionale deri në 15% në krahasim me analogët që janë aktualisht në shfrytëzim. Ata janë projektuar për zëvendësimin e parkut të avionëve të modelit Tu-204.