Të gjithë fëmijët e lindur në qytetin periferik të Moskës- Zhukovski gjatë kohës së zhvillimit të Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011” do të kenë mundësi për ta vizituar atë në të ardhmen sipas një programi të veçantë.

0Këtë vit Sallonin e X jubilar “MAKS-2011” e vizituan ata që kanë lindur gjatë kohës së zhvillimit të salloneve të viteve të mëparshme. Për ta u organizua posaçërisht ekskursioni në të gjitha ekspozitat e aeroplanëve. Fëmijët patën mundësi të komunikojnë me inxhinierin e bordit të anijes kozmike “Sojuz” dhe kompleksit orbital “Mir” Aleksandër Kaleri, i cili i gostit ata me ëmbëlsirë të vërtetë kozmike.