Aviacioni i NATO-s dha goditje mbi qytetin e lashtë Leptis Magna në Libi, njoftoi Agjencia informative Jamahiriya. Ky monument i arkitekturës së lashtë romake është regjistruar në listën e Trashëgimisë botërore të UNESKO-s.

0Leptis Magna është vendosur në brigjet e Mesdheut rreth 130 kilometra në lindje të Tripolit. Themelet e këtij qyteti u hodhën gati 1100 vjet para erës sonë. Për arsye të planimetrisë së vet ai u quajt “Roma në Afrikë”. Në Leptis Magna janë ruajtur rrënoja unikale. Kohët e fundit atje janë gjetur 5 mozaikë të mëdhenj me ngjyra të krijuara në shekujt I-II, të krahasueshëm për nga rëndësia me mozaikët e Pompeit.