Terroristi norvegjez Anders Breivik, i cili organizoi shpërthimin në qendër të Oslo, po përgatiste edhe një sulm tjetër terrorist me shfrytëzimin e një mekanizmi shpërthyes. Për këtë njoftojnë mjetet norvegjeze të informimit masiv.

0Policia e gjeti bombën në fermën që ndodhej rreth 140 kilometra larg kryeqytetit norvegjez, të cilën Breivik e pat marrë me qira. Pesha e saj arrin deri në 1,5 ton. Në bazë të këtij fakti hetuesit dhe arrijnë në përfundimin se krimineli po përgatiste edhe një shpërthim tjetër. Bomba, e cila u detonua nga Breivik në zonën e godinave qeveritare të Oslo më 22 qershor, peshonte 950 kg.