Republika Çeke nuk është ende e gatshme të deklarojë datën e pranimit të euros për shkak të krizës së borxheve dhe situatës së paqartë në vetë eurozonë. Për këtë njoftoi në Pragë Kryeministri i vendit Petr Nečas.

0Sipas fjalëve të tij, kriza aktuale e borxheve në zonën e euros krijon një situatë krejtësisht tjetër nga ajo ekzistuese në momentin e hyrjes së Republikës Çeke në BE në vitin 2003. Monedhë kombëtare e Republikës deri tani vazhdon të mbetet Korona Çeke.