Muammar Gaddafi, ka shumë mundësi, të jetë i sëmurë dhe për këtë arsye së shpejti mund të largohet nga vendi duke ia dorëzuar pushtetin Ministrit të Drejtësisë Muhammad Alqamoda. Për këtë njoftoi përfaqësuesi i komandës ushtarake të Libisë.

Njoftohet se Gaddafi është i gatshëm të largohet nga vendi me kusht që të gjitha forcat e NATO-s të tërhiqen menjëherë prej Libisë. Si vendstrehim të mundshëm të Gaddafit burimet përmendin Venezuelën.

0Këtë informacion e hedhin poshtë si përfaqësuesit e vetë Muammar Gaddafit, ashtu dhe opozita.