Në Lindjen e Largët të Rusisë përfundoi shtrimi i tubacionit të gazit nëpër fundin e ngushticës së Bosforit Lindor. Nëpërmjet tij tashmë në një kohë fare të afërt do të furnizohet gazi natyror në ishullin Rus dhe objektet e vendosura atje të samitit të APEC të vitit 2012, njoftoi shërbimi i shtypit i kompanisë “Gazprom”.

0Gazsjellësi me gjatësi prej 2,8 kilometra i mbështjellë me një këllëf special mbrojtës u shtua nga ishulli Rus në kepin Nazimov në kontinent nëpërmjet një tuneli. Operacioni unikal për shpimin e tij zgjati më shumë se një vit.