Shkarko audiofailin


Në mëngjesin e 19 gushtit të vitit 1991 qytetarët sovjetikë u zgjuan në një vend tjetër. Zëri i qetë, pa kurrfarë ngarkese emocionale, i folësit njoftonte se Presidenti Mikhail Gorbachev për arsye shëndetësore nuk është më në gjendje të plotësojë dot detyrat veta si kryetar shteti dhe se i gjithë pushteti kalon tani në duart e Komitetit Shtetëror për Gjendjen e Jashtëzakonshme (rus. ГКЧП (GKÇP).

Pjesëtarët e këtij Komiteti - nënpresidenti, kryeministri, ministrat e mbrojtjes dhe sigurisë e shumë të tjerë - së shpejti u shfaqën në TV. Dhe dukej fare qartë se besim në lidhje me luftën për kauzën e drejtë, nën maskimin me fjalët për ruajtjen e Bashkimit Sovjetik, ata nuk kishin. Por kjo, megjithatë, nuk i pengoi ata të japin urdhër për futjen e tankeve në Moskë, ku në Shtëpinë e Bardhë të Qeverisë ndodhej udhëheqja e Rusisë e kryesuar nga Boris Yeltsin. Dhe atëhere drejt Shtëpisë së Bardhë vëshuan mijëra moskovitë duke krijuar rreth saj “një unazë të gjallë”. Moskovitët filluan të ngrenë barrikada. Edhe pse të paarmatosur njerëzit ishin të mbushur plot vendosmëri për tu përballur me tanket.

“Ata ishin trima të vërtetë, njerëz sypatrembur...” - tregoi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” njëri nga shokët e idealeve të Boris Yeltsin, i cili udhëhoqi atëhere mbrojtjen e Shtëpisë së Bardhë, Gennadi Burbulis:

- “Unaza e gjallë” rreth Shtëpisë së Bardhë u bë simbol i asaj që po ndodhte me secilin nga ne dhe me vendin në tërësi. Sepse në të vërtetë më 20 gusht duhej të fillonte nënshkrimi i traktatit të ri të Bashkimit. Ne donim që kriza në të cilën u ndodh i mbërthyer Bashkimi Sovjetik të zgjidhej me rrugë e mjete ligjore. Kundërshtarët tanë zgjodhën tjetër variant: tentativën e grushtit anti-kushtetues të shtetit. Në mëngjesin e 19 gushtit në daçën (shtëpinë në periferitë e Moskës) të Presidentit Boris Yeltsin ne artikuluam qartë qëndrimin tonë: ne kërkuam kthimin e menjëhershëm të Mikhail Gorbachev nga Foros, njohjen e veprimeve të puçistëve si anti-kushtetuese dhe mosbindjen ndaj urdhërave të lëshuara prej Komitetit Shtetëror për Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Po si të çahej bllokada informative? Në TV transmetoheshin vetëm urdhërat e Komitetit Shtetëror për Gjendjen e Jashtëzakonshme, kurse në intervalet midis tyre jepej baleti “Liqeni i Mjellmave”... Por megjithatë në mbrëmje, në edicionin e lajmeve, i gjithë vendi mësoi se ç’po ndodhte në Moskë, dëgjoi se si Yeltsin hipur mbi tankun, ekuipazhi i të cilit kaloi në anën e mbrojtësve të Shtëpisë së Bardhë, lexoi apelin drejtuar popullit. Ai reportazh televiziv, mendon Gennadi Burbulis, mund të thuhet me bindje të plotë se u bë në shumë gjëra përcaktues për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve:

- Mendoj se ai ishte momenti kulminant, i cili i lejoi shumicës së Kryetarëve të Shteteve (BRSS) të marrin vendimin për të mbështetur pozitën tonë. Boris Yeltsin i telefonuan edhe George Bush (i madh), edhe Helmut Kohl, edhe John Major - të gjithë ata që përfaqësonin elitën botërore të asaj kohe. Meqë ra fjala, një ndër të parët telefonoi nga Praga Presidenti Vaclav Havel. Por pati edhe nga ata që përshëndetën veprimet e Komitetit Shtetëror për Gjendjen e Jashtëzakonshme - Sadam Hussein, Muammar Gaddafi, Yasser Arafat...

0Rreziku kërcënues i ndërmarrjes së sulmit mbi Shtëpinë e Bardhë ishte real deri në natën e datës 20 në të gdhirë të 21 gushtit. Në përpjekje për të ndaluar avancimin e tankeve drejt Shtëpisë së Bardhë u vranë 3 djem të rinj. Por marrja e Shtëpisë së Bardhë prej mbështetësve të Komitetit Shtetëror për Gjendjen e Jashtëzakonshme fatmirësisht nuk ndodhi: plani kriminal ashtu dhe mbeti vetëm plan.