0Presidenti Barack Obama beson sinqerisht se puna e tij është më e mira në botë. Për këtë ai deklaroi në intevistën e vet dhënë kanalit televiziv amerikan CNN. Sipas mendimit të udhëheqësit amerikan, gjëja më e vlefshme në pozitën e tij është mundësia për të komunikuar me një numër shumë të madh njerëzish. Ndërsa gjëja më e vështirë - takimi me familjarët dhe të afërmit e ushtarëve të vrarë gjatë operacioneve ushtarake.