Skermistët e ekipit përfaqësues të Rusisë fituan medaljen e artë në Universiadën Verore Botërore që po zhvillohet në qytetin kinez Shenzhen. Ekipi rus i skermistëve u rendit ndër më të mirët pasi mundi në finale rivalët e vet nga Franca. Në piedestalin e nderit u ngritën triumfatorë Nikita Glazkov, Sergei Hodos, Aleksandër Velikanov dhe Vsesllav Morgoiev.

0Medaljen e bronzit e fituan skermistët e ekipit përfaqësues të Hungarisë.