Më tepër se 200 kërkesa për pjesëmarrje në cluster e efikasitetit të energjisë të Qendrës ruse të inovacioneve “Skolkovo” janë paraqitur që nga momenti i fillimit të punës së tij në fund të vitit 2010. 29 prej tyre tashmë janë miratuar nga ekspertët, kurse disa nga ato kanë marrë edhe mbështetje me grante. Për këtë i tregoi Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Drejtorja administratore e cluster Ekaterina Diaçenko.

Cluster i efikasitetit të energjisë, po ashtu si dhe clusters e tjerë të Qendrës “Skolkovo”, po punon njëherazi në dy drejtime ekonomike themelore. Së pari, po formohet kërkesa: gjenden dhe vendosen kontakte me kompanitë - kliente potenciale të produkteve dhe teknologjive më të fundit. Në të njëjtën kohë zhvillohet edhe oferta: projektet e drejtuara për krijimin e këtyre produkteve dhe teknologjive marrin mbështetje dhe përfitojnë mundësi për bërjen e tyre me leverdi komerciale. Gjatë kësaj një vemendje e madhe i kushtohet punës me të rinjtë, tregoi Ekaterina Diaçenko.

- Një nga objektivat kryesore të punës së cluster të efikasitetit të energjisë konsiston në atë: ne duam të provojmë se në Rusi mund të fitohen para duke komercializuar teknologjitë inovative në sferën e energjetikës dhe efikasitetit të energjisë. Unë i përmbahem mendimit se do të ishte e dobishme që të kishte shembuj të gjallë realë të sipërmarrësve që kanë fituar para të mira me këtë punë dhe që mund të tregojnë mbi përvojën e vet.

Një drejtim tjetër i rëndësishëm i punës së cluster është bashkëpunimi me specialistët e huaj. Nga njëra anë, është e domosdsohme të tërhiqen për përfshirje në realizimin e projekteve ruse investitorë nga vende të tjera. Kurse nga ana tjetër, duhet realizuar shkëmbimi i përvojave në mes të studiuesve vendas dhe të huaj, thotë Ekaterina Diaçenko.

- Ne kemi partnerë të huaj korporativë të sferës së energjetikës dhe efikasitetit të energjisë të tillë, për shembull, si “Saint-Gobain”, i cili është një ndër liderët francezë të prodhimit të materialeve që sigurojnë efikasitetin e energjisë. Bashkëveprimi me partnerë të tillë ndërtohet në formën e diskutimit të mundësive që u ofron qyteza shkencore ruse e inovacioneve “Skolkovo” kompanive të huaja për vendosjen e qendrave të veta atje. Ne punojmë gjithashtu edhe me fondet e kapitaleve (vendture capital funds). Ato shprehin gatishmërinë e vet për mbështetjen dhe financimin e shkencëtarëve tanë, për ti ndihmuar ata ti çojnë teknologjitë e tyre deri në treg.

0Duam t’ju kujtojmë se cluster i efikasitetit të energjisë të Qendrës ruse të inovacioneve “Skolkovo” po punon për arritjen e reduktimit të konsumit të energjisë elektrike në objektet industriale, infrastrukturën komunale, në ekonominë e strehimit dhe shërbimeve komunale.

Anastasia Pershkina